Nga Shqipëria / E Enjte 10 Shkurt 2022, 09:09

Habit Armina Mevlani: Ajo i ndërron meshkujt çdo javë, shkon në shtëpitë e tyre dhe....

Gjatë emisionit "Goca dhe Gra" është diskutuar rreth aplikacionit "Tinder", aplikacion për njohje online. Blogerja Armina Mevlani është shprehur totalisht kundër, teksa ka treguar historinë e një mikeshe të saj, e cila jeton jashtë.

 

Armina ka thënë se vajza në fjalë i ndërron javë për javë meshkujt në Tinder dhe asaj i duket e frikshme. 

“Personalisht më duket e frikshme që të hysh në një aplikacion dhe të njohësh partnerin e jetës! Nëse është thjesht për një natë është tjetër gjë! Kam një mikeshën time dhe thotë që javë për javë me një nga të ndryshëm në Tinder! Si s’kanë frikë kjo më çudit! Sepse shkon te shtëpia e një personi që nuk njeh dhe ndoshta ke të bësh me një pervers! Jam totalisht kundra!”, është shprehur blogerja.