Nga Shqipëria / E Shtunë 18 Nëntor 2017, 14:02

E la të dashurin të martohej në Angli për letra, shqiptarja drejt vdekjes

Janë të shumta rastet kur shumë shqiptarë si vajza si djem për të siguruar lejen e qëndrimit në një shtet të huaj martohen për dokumenta.

Një rast i tillë i ka ndodhur së fundmi një çift, të cilët kishin vendosur që të zhvendoseshin drejtë Anglisë për një jetë më të mirë, duke vendosur që burri të martohet me një grua tjetër për dokumenta.

Sipas gazetares së “Aldo Morning Show” gruaja me te cilën ishte martuar djali ishte mjaft e bukur dhe ai kishte rënë në dashuri me të. Djali kishte vendosur që të ndërtonte një jetë me anglezen dhe kështu ai ka marr në telefon të fejuarën e tij duke i kërkuar ndarjen.

Një gjë e tillë ka qenë e pa përballueshme nga ana e vajzës e cila ka tentuar vetëvrasjen duke konsumuar një sasi ilaçesh.

Gjendja e vajzës ende nuk dihet por informacioni i vetëm është se ajo është dërguar menjëherë në spital.