Nga Shqipëria / E Mërkurë 9 Shkurt 2022, 23:11

Ç'nënkuptonin karafilat e Romeos për Donaldin? Habit Elgit Doda

Surpriza e Romeos për Donaldin duke i hedhur karafila me helikopter u komentua shumë pak ditë më parë. Por pse pikërisht karafila?

Përgjigjen e ka dhënë sot Elgit Doda i ftuar në "Goca dhe gra". Elgiti u pyet se ç'nënkuptonin karafilat në këtë rast dhe këngëtari zbuloi arsyen pse Romeo kishte zgjedhur pikërisht ato.

"Sepse karafila i hodhën El Chapos", tha Elgiti.