“Vëllai i Madh” ka menduar se çdo ditë të organizojnë darka në shtëpi me miq dhe familjar por për këto takime duhet të paguajnë me para të cilat i zbriten çmimit të madh.

Sonte darkës i janë bashkuar dy të ftuar special, dy opinionistët Balina Bodinaku dhe Arbër Hajdari.

Ata kanë konsumuar darkën së bashku me banorët dhe nuk e kanë bërë vizitën e tyre duarbosh.

Dyshja nuk harroi që poshtë filxhanit të kafesë të linte edhe kartmonedhën për banorët. Ky veprim pasoi me shumë të qeshura dhe humor.




