Nga Shqipëria / E Mërkurë 9 Shkurt 2022, 21:09

'Kishim afrimitet në klip', Kledi flet për lidhjen me Sheilën

I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Pardon My French’, në Top Albania Radio ishte Kledi Hysa, një nga banorët më të përfolur të “Big Brother Vip Albania”. Kledi foli dhe për lidhjen e shumëpërfolur për Sheila Haxhiarajn. 

Kledi tha se mes tyre kishte afrimitet vetëm në klip dhe jo jashtë tij, prandaj thashethemet për një lidhje nuk janë të vërteta. 

“Për momentin nuk jam në një lidhje! Sapo jam ndarë, dua të marr pak frymë… Unë Sheilën e njoha rastësisht në Big Brother. Pas daljes erdhi videoklipi që më ofroi ajo. U ndjeva shumë mirë, tema më pëlqeu, jam model dhe aktor dhe tregova talentin që kisha. Afrimitet në klip kishim, jashtë klipit jo”, u shpreh Keldi.

Çfarë ka ndryshuar nga dalja e Kledit nga shtëpia e “BBV”?!

“Për mua ka ndryshuar gjithçka, rutina, vendi, gjuha. Jeta jashtë ka qenë e planifikuar, me plane, me regjim. Këtu është ndryshe. Këtu koha më pëlqen shumë, gjallëria, kafja, gjuha”, tha ai.

Cili meriton të jetë fituesi i “Big Brother Vip” sipas Kledit?!

“Unë e kam thënë gjithmonë që Arjola dhe Donaldi janë ata që kam favorizuar. Lojtar i fortë është Iliri. Por ai që ka dhënë shumë për lojën është Donaldi”, tha ai.