Sot në “Përputhen” u transmetua takimi i parë mes Bledit dhe Lauretës. Takimi i dyshes kishte shkuar aq mirë, sa Bledi e surprizoi në studio.

Ai i dhuroi një orë me foto nga Struga, duke qenë se konkurrentja i ka folur shumë për këtë vend.
Bledi: Meqë më ka folur shumë për Strugën se ka qenë edhe vetë, unë i kam sjellë diçka shumë të bukur nga vendi im! Më ke thënë që ke kaluar shumë mirë edhe je qetësuar!

Laureta: Faleminderit, kjo ka një kuptim shumë të veçantë për mua! Unë njerëzit e Strugës dhe rrugët e Strugës i shoh si qetësi të shpirtit, ndërsa kjo ora ndoshta ka këtë titullin tim të ri, apo kapitullin tim të ri, me kohën!





