Nga Shqipëria / E Mërkurë 9 Shkurt 2022, 18:06

Fifi më e lumtur se kurrë, zyrtarizon lidhjen me Adisin

Fifi duket më e lumtur se kurrë që kur konfirmoi lidhjen me Adis Patushin, një personazh jo pak i njohur për publikun pasi dikur ka qenë bashkëshorti i Adrola Dushit.

Sot Fifi dhe Adisi kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre në rrjete sociale, duke postuar një foto së bashku nga makina.

"Paqe dhe dashuri", shkruajnë ata. 

Fifi konfirmoi lidhjen me Adisin pak ditë më parë kur gjatë një koncerti ai i dhuroi një puthje këngëtares së hitit "Diell".