Këshilla / E Shtunë 18 Nëntor 2017, 14:02

10 aplikacione që ju duhen patjetër

1 - EVERNOTE

Sa herë ju ka rastisur të harroni faqe të rëndësishme apo materiale duke lundruar në internet, vetëm për të hapur listën e gjatë të historisë së browserit, në shpresë për ta gjetur sërish?!


 
Thuajini lamtumirë rrëmujës dixhitale, organizoni dokumentat, artikujt, foto, materiale pdf, shënime casti të gjitha në një arkivë të vetme.

2 - SCANBOT

Dixhitalizoni të gjitha dokumentat apo faturat tuaja më të rëndësishme dhe ruajini në format PDF.

3 - SLACK

Slack është një aplikacion i ri i cili po transformon ambjentet e punës në të gjithë botën, duke filluar nga korporatat e mëdha e deri tek zyrat e vogla apo freelancer.

Slack ju mundëson të krijoni kanale te dedikuara komunikimi, ku mund të ftoni kolegët apo punonjësit tuaj,ti ndani sipas detyrave të caktuara apo projekteve qe kërkojnë bashkëpunim në kohë reale. Slack gjithashtu pranon plugins të ndryshme, për ta bërë më të shpejtë dhe të lehtë procesin e punës tuaj.

4 - JOIN ME

A keni përdorur ndonjëherë Teamviewer, Screen Recorder, Skype?

JoinMe bashkon funksionin e tre programeve të ndryshme nën një logo të vetme.

Me të mund të krijoni videokonferenca me klientët apo bashkëpunëtorët deri në 100 pjesëmarrës real-time, të ndani ekranin tuaj, bëni telefonata pa pagesë si dhe të regjistroni gjithcka video-audio në profilin tuaj. Shqipëria fatkeqsisht nuk rezulton tek vendet e listuara përsa i përket telefonatave pa pagesë, gjithashtu aplikacioni është me pagesë, pasi i dedikohet tregut të profesionisteve.

5 - SEND ANYWHERE

Doni të bashkangjisni file/folders/zip në email, por limiti i attach është 25mb ? Google Drive kërkon që adresa të jetë account Google? Dhe për këtë ka një zgjidhje.

Me SendAnywhere ju mund të dërgoni file deri në 4gb me extensionin e chrome dhe deri në 10gb me aplikacionin web apo mobile.

Ju mund të krijoni celësat tuaj privatë nëse marrësi ka aplikacionin të instaluar ose ti dërgoni si attach tradiconalë me email por pa limit.

Gjithashtu ju mund të transferoni filet tuaja më të rendësishme midis pajisjeve të ndryshme desktop/laptop/mobile.

6 - PAYPAL

Nëse se keni përdorur ende, cfarë prisni ?

PayPal modestisht është kompania më e madhe në sektorin e trasnfertave të parave online,falë integrimit të saj të hershëm në internet.

Paypal ju mundëson të merrni apo të kryeni pagesa online, me llogarinë tuaj apo adresën e email, duke ofruar shpejtësi dhe shtresë sigurie ekstra pasi detajet e kartës apo llogarisë suaj bankare iu kërkohen vetëm gjatë procesit të regjistrimit. Partneriteti me “Venmo” ju mundëson një aplikacion totalisht mobile për përdoruesit dhe konsumatorët e thjeshtë ndërsa PayPal tradicional mbetet zgjidhja e preferuar e e-commerce apo freelancerave.