Kanë nisur sërish surprizat me parashuta në shtëpinë e "Big Brother VIP". Surprizën e rradhës e ka marrë Arjola, e cila ditën e sotme u lumturua pa masë kur pa në qiell një parashutë me banderolë që mbante foton e saj.

Arjola u surpriza nga fansat me një dedikim të ëmbël, që ia zbukuroi ditën.

Kujtojmë që aktorja është në televotim së bashku me Donaldin, Einxhelin dhe Monikën, pasi dy prej tyre do zgjidhen finalistët e rradhës.





