Nga Shqipëria / E Mërkurë 9 Shkurt 2022, 10:10

Fitoi shtëpi, por u rikthye sërish në 'Big Brother VIP', Arjola tregon arsyen

Pak ditë më parë "Vëllai i Madh" surprizoi Arjolën duke i dhuruar një shtëpi te Kodra e Diellit për të dhe fëmijët e saj. Kjo ka qenë ëndrra e aktores, për të cilën dëshironte dhe të fitonte.

Atë mbrëmje Arjola u eliminua, por fati ishte në anën e saj me një biletë kthimi. Së fundmi, gjatë një bisede me banorët, ajo është shprehur se nuk do të luftojë më për finalen.

"Jam kthyer vetëm sepse kisha fat, jo për të luftuar për finalen. Unë kur jam nisur dëshira ime ka qenë që të fitoj "Big Brother" dhe të blej një shtëpi", ka thënë aktorja.