Banorët e “Big Brother VIP” kishin së fundmi si detyrë të gjenin se cilat lajme ishin të vërteta dhe cilat të rreme nga një listë që iu dha “Vëllai i Madh”. Mes lajmeve ishte dhe një për Romeon dhe Aleksia Peleshin.

“Romeo Veshaj dhe Aleksia Peleshi i japin fund lidhjes”, ishte titulli i lajmit. Donaldi e konsideroi si të vërtetë, duke zbuluar se dyshja kanë pasur probleme që para se ai të futej në “Big Brother”.

“Ata kanë pasur probleme prandaj mendoj se po. Mendoj se po se nuk do vinte t’i thoshte Beniadës”, u shpreh aktori.




