Bruno është padyshim një ndër konkurrentët më të komentuar të “Përputhen”. Ai ka qenë i fokusuar te Mikela dhe te Efi, por gjërat kanë marrë një drejtim komplet tjetër.

Bruno i ka habitur të gjithë, teksa ka deklaruar në studio se fokusi i tij i momentit është vetëm vetëm Florjana. Ai tha se nuk dëshiron të ketë njohje të reja dhe as t’iu rikthehet të vjetrave.

"Dua të them, që nga njohjet e mia, dua të fokusohem te Florjana dhe nuk kam më nevojë që të kem njohje të reja, dhe as të kthehem te njohjet e vjetra. Për momentin, fokusi im është këtu", u shpreh Bruno, pasi u transmetua takimi i tij me Florjanën.

Kjo nuk u prit aspak mirë nga Efi dhe Mikela të cilat i thanë Florjanës të ketë kujdes.






