Nga Shqipëria / E Shtunë 18 Nëntor 2017, 13:01

Mozzik i lidhur me gocën e hallës? Vëllai i tij ka diçka për të thënë

Sulmet ndaj Mozzik dhe lidhjes së tij me Loredanën kanë qenë të shumta, si fillim ka qenë vetë Loredana e cila për të mohuar lidhjen e saj me reperin ka deklaruar se e kishte djalë halle.

Por pak kohë më vonë Mozzik e ka bërë lidhjen e tij me vajzën në fjalë publike, duke postuar edhe një foto ku ata shfaqeshin duke u puthur, kjo ka mjaftuar që të gjithë ti ktheheshin kundra duke e akuzuar se lidhja e tij me Loredanën është një incest dhe se ai po puthte vajzën e hallës së tij.

Postimi i Mozzik

Por të vërtetën e lidhjes së gjakut mes Mozzik dhe të dashurës së tij ka vendosur të na i tregojë vëllai i tij Getinjo. Ai ka qenë i ftuar në emisionin “Mirage” ku është pyetur se çfarë mendimi ka për të dashurën e vëllait,  ai është përgjigjur:  “Super janë të dy…veç se Mozzik e ka “cik të hallës”, unë se kam, unë e kam kunatë,”, ka thënë  reperi duke hedhur poshtë çdo lajmë mbi një lidhje familjare mes çiftit.

Getinjo
Getinjo