Nga Shqipëria / E Martë 8 Shkurt 2022, 23:11

Einxhelit i bëhet realitet ëndrra

Einxhel ka treguar se ëndrra e saj ishte të ndihmonte të gjitha vajzat në pamundësi për tu shkolluar. Ajo ka rrëfyer se edhe çmimi i madh do t’i dedikohet këtij misioni në rast se ajo do të jetë fituesja.

Spektaklin e sotëm Einxhel u surpriza nga fondacioni "Dritan Hoxha". Ky fondacion i dha gazetares ofertën për të bashkëpunuar me një emision televiziv për të evidentuar dhe ndihmuar të gjitha vajzat shqiptare në vështirësi.

E emocionuar, me lot në sy dhe me zërin që i dridhej Einxhel tregoi se tashmë ndihet e përmbushur me një ëndërr që më në fund iu bë realitet.