Ditët e fundit, Iliri është shprehur se Donaldi e ka përdorur brenda shtëpisë, romancën që ka pasur më parë me Bora Zemanin. Gjatë debatit, në spektaklin e sotëm, Iliri tha se nuk ka dhënë disa mendime, pasi nuk ka dashur që të ndihet keq vajza me të cilën Donaldi nisi një romancë në shtëpi, Beatrixën.

“Pasi rihapen diskutimet e të kaluarës, Donaldi del jashtë çdo parametri dhe unë nuk i përgjigjem se nuk dua të lëndoj atë që është e dashura e tij”, tha Iliri, por Donaldi këmbënguli që me sjelljen e tij, Iliri e ka bërë të ndihet keq Beatriksën.

“Asnjëherë nuk kam dashur ta ul Ilirin”, tha më tej Donaldi, referuar komenteve për gruan e balerinit, pasi ky i fundit ka rrëfyer se e ka tradhtuar para disa vitesh.

Pas debatit mes tyre dha komentin e saj dhe Trixa, e cila u shpreh se Iliri dëshiron ta prekë Donaldin në pikën e tij të dobët.
"Në këtë pikë të lojës Iliri po i sjell muhabetet e vjetra, i di pikat e dobëta të Donaldit dhe di shumë mirë si ta nervozojë duke më përfshirë mua. Po i përdor të gjitha për të hapur debat", tha Trixa.

