Nga Shqipëria / E Martë 8 Shkurt 2022, 21:09

'Ambasadore e paqes', Beniada bëhet mollë sherri për Einxhelin dhe Donaldin

Beniada ka qenë mes dy zjarresh këtë javë duke u përpjekur të ruajë raportin mirë si me Einxhelin dhe Donaldin. Banorët e kanë komentuar këtë në dhomën e rrëfimit duke e kritikuar Beniadën që nuk ka mbajtur një qëndrim.

Kjo gjë e mërziti Beniadën, e cila tha në spektaklin e sotëm: "Jam ndjerë në presion nga fjalët, më është dukur se nëse do të rrija me Donaldin do t’i bëja keq Einxhelit. Nuk mund të them se jam e zhgënjyer por jam e mërzitur".

Monika e paralelizoi sjelljen e Beniadës me 'të pasurit një dorë në kadaif dhe një dorë në bakllava'.

"Këtu kemi ngelur pak banorë, unë për motrën time do kisha patur një raport shumë më të ngushtë. Unë nuk dua të kem rolin e ambasadores së paqës që përpiqet të bëjë Beniada", tha Iliri.

Donaldi vazhdoi diskutimin duke thënë se e vlerëson faktin që Beniada po përpiqet ta bëjë atë të ndihet mirë, por sërish u përplas me Einxhelin. Kjo e fundit u shpreh se nuk e ka ndaluar kurrë Beniadën të qëndrojë me Donaldin.