Nga Shqipëria / E Martë 8 Shkurt 2022, 16:04

Po xhironin klipin me makina luksoze në Zvicër, por Mozzik dhe Getinjo e pësojnë keq

Dy reperët e njohur kosovarë, Mozzik dhe Getinjo kanë realizuar një videoklip të ri muzikor me makina luksoze në Zvicër, por gjatë xhirimeve e kanë pësuar keq.

Policia ka ndërhyrë duke ndërprerë xhirimet e videoklipit “LamboZiki” të dy vëllezërve, për të kontrolluar mjetet luksoze. Lajmin e kanë bërë të ditur vetë reperët, të cilët kanë postuar në llogaritë e tyre në Instagram, foto dhe video nga kontrolli policor.

Madje kanë publikuar një video të lajmit të transmetuar në mediat zvicerane.

“Policia ndërpreu xhirimin videoklipit në Zyrih”, shkruhet në postimin e Mozzik.

Nga ana tjetër, reperi Getinjo ka ndarë disa video të lajmeve nga mediat zviceriane.