Të shumta kanë qenë lajmet që kanë qarkulluar kohët e fundit për Alketa Vejsiu dhe një largim të mundshëm drejtë Italisë për të vazhduar karrierën e saj atje.
Por prezantuesja ka hedhur poshtë të gjitha zërat që qarkullojnë në një intervistë të fundit për ‘Gazeta Shqiptare’, ku ajo ka treguar të vërtetën mbi largimin e saj drejt Italisë dhe planet e të ardhmes.
E pyetur nga gazetarja se si qëndron e vërteta e lajmeve të projektit të saj në Itali, ajo është shprehur se nuk ka ndërmend për momentin të largohet nga Tv Klan dhe për më tepër ka nisur provat për një emision të ri me fëmijë.

“Ka pasur shumë tituj online të hamendësuar këto kohë! Filloj një spektakël të ri në Klan. Kam pasur gjithmonë një qasje për të bërë diçka edhe përtej kufijve dhe jam në rrugë të mirë. Vetëm kaq mund të them tani” është shprehur Alketa.
Ajo gjithashtu ka treguar diçka më tepër për programin e ri në Tv KlanKush e futi në kurth Piter Panin”, i cili starton në shkurt, ku në qendër të vëmendjes do të ketë fëmijët , moderatorja ka treguar se në këtë program do të përdorë stilin e Paolo Bonolis.

“Do bëj atë që bën Paolo Bonolis. Ai është stili i prezantuesit që pëlqej. Me humor, me batuta, me përmbajte. Po kërkojmë fëmijë që s’kanë asnjë pengesë në komunikim publik, që dinë të bëjnë pyetje, që ngacmojnë personazhet VIP që do jenë nga çdo fushë politikë dhe art” ka përfunduar ajo.

