10 ditë na ndan nga finalja e "Big Brother VIP" dhe Donald Veshaj po komentohet se do të jetë një nga finalistët. E deri atëherë një person që po e pret me padurim ditën kur Donaldi do dalë nga shtëpia është partnerja e tij Beatrix, e cila e pret prej disa javësh jashtë.

Së fundmi Donaldi ka bërë një gjest të bukur për këngëtaren duke stampuar foton e saj në bluzën e tij.

Nga ana tjetër nuk ka munguar as reagimi i Trixës e cila e ka ndarë këtë moment në instastory.







