Nga Shqipëria / E Hënë 7 Shkurt 2022, 23:11

Momente magjike në Love Story/ Daniela surprizohet nga Viliani dhe bën deklaratën e shumëpritur

Puntata e sotme e "Love Storyt" ishte shumë emocionuese për njërën ndër fronistet. Daniela u surprizua nga Viliani me një tufë të madhe më trëndafila të kuq. “Ideja është që unë Danielën sinqerisht e pëlqej shumë. Ka filluar kohët e fundit që edhe ato zënkat që kemi pasur janë pakësuar. Ky takimi na kishte marrë shumë malli për njëri-tjetrin prandaj shkoi aq mirë. Daniela bën një gabim se çdo javë më jep një trëndafil, unë do i jap një tufë sonte”, tha ai.

Surpriza emocionoi shumë Danielën, e cila pranoi se po dridhej. "A të besohet jemi duke u dridhur të dy. E di se edhe familja ime po më shikon. Jam shumë e emocionuar nuk flas dot. Surpriza më e bukur që kam marrë deri sot”, u shpreh ajo.

Mes dyshes janë vënë prej kohësh ndjenja të forta, të cilat sonte u kurorëzuan me deklarimin e Danielës. Ajo tha se tani e tutje do të dalë në takime vetëm me Vilianin.

Bleona: Ne sa pamë filmin dhe the që kam nevojë për pak më tepër kohë. Ke nevojë për më tepër kohë apo do dalësh vetëm me Vilianin duke filluar nga ky moment?

Daniela: Që nga ky moment vetëm Viliani