Nga Shqipëria / E Hënë 7 Shkurt 2022, 22:10

'Nuk e di pse je në atë karrige', Algerti shpërthen ndaj Robert Aliajt: Ti je mjerani këtu

Sonte në “Love Story”, Robert Aliaj u përplas me një ndër konkurrentët, me Algertin. Kjo pas një komenti të opinionistit i cili e quajti “mjeran”.

Sipas tij, ai jep argumenta palidhje në çdo situatë. Algerti e replikoi menjëherë duke i thënë se mjerani është ai që mbron gjithmonë djalin e tij.

Robert Aliaj: Algerti, është si mjeran, që pret një copë të bjerë dhe ka argumenta palidhje.

Algert: Nëse dikush është mjeran këtu je ti që mbron gjithmonë djalin tënd.

Robert Aliaj: Nëse mbroj çunin tim, bëj detyrën prindërore. Nuk e bëj se ai nuk është i zoti, por e bëj se ai më mbron mua më shumë seç e mbroj unë.

Algert: Ai nuk është i zoti për veten…Unë në asnjë moment nuk kam ofenduar dhe kjo është kultura ime, ti nuk ke kulturë fare. Nuk e di pse je në atë karrige se nuk është show i Kristit këtu.

Robert Aliaj: Ti je këtu kot për të bërë zhurmë, askush nuk është i interesuar