Nga Shqipëria / E Shtunë 18 Nëntor 2017, 12:12

Albi Nako dhe Hueyda El Saied do të martohen? Flet ish balerina

Një foto e publikuar ditën e djeshme nga ana e balerinës Hueyda El Saied ku ajo shfaqësh së bashku me koreografinë Albi Nako dhe dy mikesha balerina, ku Hueyda kishte shkruar "A ju pëlqejnë dëshmitaret e dasmës sonë?" bëri xhiron në të gjitha portalet.

Edhe pse dihet që të dy, si Albi si Hueyda sapo kanë përfunduar martesat e tyre, prapë ky mbishkrim i ish balerinës i bëri të gjithë kurioz se çfarë po ndodhte me ata të dy.

Por gjithçka ka qenë një shaka mes miqsh dhe këtë gjë e ka sqaruar vetë Hueyda ditën e sotme nëpërmjet një statusi ku i ka kërkuar të gjithë gazetarëve që të qetësoheshin.

"Te nderuar miq gazetare te gazetave roze, ju lutem qetësohuni! Unë e di qe ju e doni fort Albin si dhe vdisni te kërceni Napolinin apo Pogonishten. Ju siguroj qe kur te martohet do te jem dëshmitarja e dasmës se shokut tim te ngushtë e do te kërcej e këndoj pareshtur... Fundjavë të këndshme!", shkruan Hueyda.

Hueyda El Saied
Albi Nako