Vëllai i Einxhelit ishte sot i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku ndër të tjera foli për marrëdhënien e tij me të dashurin e moderatores, me Dj Dagz.

Ai tha se ende nuk është takuar me të, pasi po pret që Einxhel të dalë nga “Big Brother VIP” dhe ta takojnë së bashku. Vëllai i moderatores shtoi se ka mendim shumë të mirë për Dagzin nga fjalët që ka dëgjuar.

Flori Gjini: Tani të pyetën dhe për Dagzin .
Erjona Rusi: Na thuaj pak më shumë se sa the në spektakël.
Flori Gjini: Domethënë ende se ke takuar.
Vëllai i Einxhel: Po pres Einxhelin, të shkoj bashkë me Einxhelin. Shoqëria që njeh Dagzin dhe nga fjalët shumë të mira që ka thënë për Einxhel kemi mendime shumë të mira.
Erjona Rusi: Kur thua kemi, keni si familje apo ti personalisht?
Vëllai i Einxhel: Të gjithë njerëzit e afërt, familja dhe shoqëria.
Erjona Rusi: Domethënë vjehrri edhe vjehrra e ardhshme e pëlqejnë.
Flori Gjini: Tani atë nuk e dimë sepse është fillimi i një historie të bukur.




