Mes Donaldit dhe Beniadës ka lindur një miqësi e ngushtë brenda "Big Brother VIP". Së fundmi, modelja i ka shprehur vlerësimin që ka për të.
Ajo e ka konsideruar si një person të fortë, i cili lufton për të drejtën e tij. Beniada i ka thënë se ndihet e lumtur që e ka njohur.
“Për katër muaj kam njohur një Donald pa ditur asgjë dhe të kam analizuar në një mënyrë të pastër ashtu si më ke analizuar ti mua. Është ndryshe kur më analizon mua dhe të tjerët që di diçka. Dhe jam e lumtur që kam njohur një Donald të fortë, nganjëherë pak nevrik por është pjesa jote e bukur. Sepse mendon se ke të drejtë dhe lufton për të drejtën tënde. Një Donald që në të mirë dhe keq ka mbështetur njeriun e vet”, është shprehur modelja.
