Nga Shqipëria / E Hënë 7 Shkurt 2022, 16:04

Ka frikë kur ajo i afrohet burrit të saj, Paloma zbulon një sekret për Luana Vjollcën

Gazetarja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP”, Paloma ishte së fundmi e ftuar në “E Diell” së bashku me bashkëshortin e saj, Alandin.

Gjatë rubrikës “Dielli apo Hëna”, Paloma zbuloi se është bërë xheloze për moderatoren Luana Vjollca, por këtë e ka mbajtur sekret nga Alandi. “Cila është vajza shqiptare që ke frikë t’i afrohet burrit tënd?”, e pyeti Nevina Shtylla.

 

“Nuk e kam diskutuar ndonjëherë me ty, por kur të vinte në studio Luana, e cila është shumë e bukur, unë bëhesha shumë xheloze. Alandi thotë që ajo është shumë e bukur dhe e talentuar. Kush femër nuk është xheloze për Luana Vjollcës?”, tha Paloma.