Nga Shqipëria / E Shtunë 18 Nëntor 2017, 09:09

Video: Ja çfarë mendojnë skifterat e rrugës për skifterat e drejtësisë! Pjesë nga komedia 'Parajsa e Skifterave'

Pas komedisë "Stand-up" me titull "One Katunar Show", Bes Kallaku vuri në skenë me sukses një tjetër personazh nga repertori i tij i gjërë. Këtë herë ai u fokusua tek personazhi i tij me emrin Skifteri, hajdutin e famshëm nga Laçi.

Komedia e titulluar "Parajsa e Skifterave" me skenar të Erion Isait dhe Bes Kallakut ka korrur sukses të jashtëzakonshëm në Tiranë ku shfaqja ka qendruar për plot 21 netë në teatër.

Së fundmi, Besi ka publikuar pjesë të shfaqjes në Youtube nga ku kemi marrë disa pjesë.

Mëposhtë do të gjeni një fragment që i kushtohet "Skifterave të Drejtësisë" (gjyqtarëve) dhe një thumb edhe për "idhujt" e Skifterave kudo në botë, çunat e Rilindjes.