Nga Shqipëria / E Hënë 7 Shkurt 2022, 13:01

Fifi konfirmoi lidhjen me Adisin, reagon Adrola Dushi

Fifi dhe Adis Patushi kanë zyrtarizuar romancën e tyre të dashurisë. Së fundmi qarkulloi kudo një video ku çifti i ri shihen duke u puthur në buzë para shumë të pranishmëve në një mbrëmje ku Fifi po performonte.

Adisi është një emër i njohur për publikun. Ai është ish-partneri i modeles Adrola Dushi, nga martesa e të cilëve erdhi në jetë djali, Troi. Modelja ka reaguar ndaj këtij lajmi duke pëlqyer një video të shpërndarë në rrjete sociale ku pyetej: “Ju pëlqen çifti?”

Pëlqimin e saj njerëzit e kanë interpretuar si qëndrim pro çiftit të ri pasi ajo prej kohësh ka ndarë rrugët me Adisin.