Nga Shqipëria / E Diel 6 Shkurt 2022, 23:11

Georgina i bën një super dhuratë luksoze Cristianos për ditëlindje

Georgina e ka befasuar së fundmi futbollistin me një dhuratë marramendëse për ditëlindjen e 37-të tij, një Cadillac Escalade. Kjo dhuratë ka një çmim fillestar prej afro 150,000 £.

Me siguri kjo ka qenë një ndër dhuratat më të bukura që CR7 ka marrë në ditën e tij speciale.

Në muajin Prill, bukuroshja spanjolle Georgina do të sjellë në jetë binjakë.

Ata kanë një vajzë katërvjeçare të quajtur Alana dhe Cristiano është baba i tre fëmijëve të tjerë – Eva dhe Mateo katërvjeçare dhe Cristianinho 11 vjeç.