Nga Shqipëria / E Diel 6 Shkurt 2022, 17:05

Debati Einxhel-Donald/ Mariana Kondi thyen heshtjen dhe tregon si qëndron e vërteta

Aktorja Mariana Kondi ka thyer për herë të parë heshtjen lidhur me debatin mes Einxhelit dhe Donaldit në “Big Brother Vip”. Ajo është përmendur nga Einxhel, e cila u shpreh se së bashku me aktoren, kanë punuar në një projekt me vëllezërit Veshaj dhe nuk janë paguar.

Gjatë një interviste në emisionin “N’kohë”, Kondi shprehet e rezervuar për këtë çështje dhe se dëshiron të flasë në një moment të dytë. Ndërkohë lidhur me pagesën, aktorja u shpreh se e ka marrë, por të vërtetën e ngjarjes sipas saj, do e tregojë më vonë.

Gazetari:”Vetëm pak ditë më parë, në një shoë televiziv si Big Brother”, është përmendur që edhe ju keni qenë pjesë e një projekti por që nuk jeni paguar, tani kjo a është e vërtetë?

Mariana:”Kjo është një gjë shumë e bukur, tani kjo do të thuhet në një moment po aq të bukur…

Gazetari:”Ky nuk është një moment i bukur? Ju sapo e thatë që natyra është shumë e bukur dhe dielli është shumë i mirë, mund ta thuash…

Mariana:”E di, por kjo do të thuhet në një moment akoma edhe më të bukur…

Gazetari:”Tani ishte e lartë pagesa që nuk more apo jo?

Mariana:”Jo unë pagesën e kam marrë, por e vërteta do të thuhet më vonë…