Në profilin "Unofficial Nard Ndoka" të cilin nuk e dimë ende nëse e menaxhon vetë politikani i njohur i partisë Demokristiane apo ndonjë simpatizant i tij është postuar sot një artikull me titull "Bes Kallaku tregon për herë të parë si e njohu Xhensilën, falenderon Nard Ndokën."
Artikulli i referohet deklaratave të aktorit në emisionin "Xing me Ermalin" ku rrëfeu për herë të parë se si është njohur me Xhensilën dhe cili ka qënë roli i Nard Ndokës në këtë histori.
Pavarësisht se këto deklarata janë të para disa javëve, ky artikull është postuar vetëm sot në profilin jozyrtar të Nard Ndokës me komentin:
Bes Kallaku një humorist ‘bio’, që unë e kam mik prej vitesh, por tashti qe u martua i ka harruar edhe shokët! ð???ð???

Nuk ka vonuar përgjigja e Besit që nuk ka nguruar ti dërgojë Nardit "një mesazh dashurie" duke përdorur edhe pjesë të tekstit të këngës së tij të fundit "Skifterja e Zemrës".
Nardi ti nuk harrohesh kurrë.
"Ti futesh ene del prej menimeve t'mia, tamam si hajduti që hyn nëpër shpia"
Ma vodhe zemrën, ti zemrën... hahahahahaahah

Urojmë që marrëdhenia e tyre të përmirësohet pas këtyre fjalëve të ëmbla. :)





