Nga Shqipëria / E Diel 6 Shkurt 2022, 17:05

Beatrix ka dy fjalë për Fifin pas daljes nga 'Big Brother VIP'

Këngëtarja e njohur Fifi ka treguar një mbështetje të madhe për Beatrix Ramosajn, si jashtë ashtu dhe brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Për këtë arsye, Beatrix i ka dedikuar disa fjalë të ndjera në rrjete sociale. Ajo ka shkruar se Fifi është i vetmi person që ende shqetësohet për të dhe familjen e saj. 

“Nga emocionet kam harruar të kujtoj Fifin, njeriun që më ka mbështetur me zemër nga jashtë edhe brenda shtëpisë BBV, i vetmi person që akoma shqetësohet për mirëqënien time dhe të familjes time. I love you Fifi”, ka shkruar Beatrix.