Pas lajmit që këngëtarja me famë botërore Emeli Sande do të përformojë për Natën e Bardhë në datën 29 nëntor në Tiranë, duket se surprizat nga Bashkia e Tiranës nuk kanë fund, pasi sipas Revistës ‘Who’ në muajin maj do të vijë në Tiranë këngëtar i njohur latinë Enrique Iglesias.

Lajmin e dha drejtoresha e Promovimit të Bashkisë së Tiranës, Juli Dhame, e cila ishte e ftuar në programin “Pasditja ime” me Eraldo Rexhon, ku tha se përveç Iglesias edhe shumë yje të tjerë botëror duan të performojnë turet në Tiranë.
Gjithashtu ajo lajmëroj se shumë evente kulturore do të zhvillohen përgjatë fundvitit në kryeqytete.

Burimi: Revista 'Who'
