Nga Shqipëria / E Diel 6 Shkurt 2022, 14:02

Kleona e Love Story flet për Robert Berishën: Pas puthjes insistoi...

Puthja e Kleonës së "Love Story" me këngëtarin Robert Berisha u komentua shumë pak javë më parë. Kleona ishte e ftuar së fundmi në "Expuls", ku tregoi si u ndje për puthjen.

"Aty në fakt na kishte kapur të gjithave emocioni, por unë si gocë më guximtare se të tjerat e bëra fakt të kryer. Xhensila e di që jam e çmendur dhe pyeti e bëri me vërtet kjo këtë? Nuk ishte ndonjë puthje e gjatë, por u ndjeva mirë", tha ajo.

E pyetur nga moderatori Ronaldo Sharka, Kleona tregoi se pas puthjes Roberti ka insistuar që ata të njihen më shumë.

Ronaldo: Të tha ndonjë gjë Roberti pas programit? Ndonjë ngacmim ndonjë mesazh?

Kleona: E di që të intereson të dish çfarë ndodhi pas puthjes, por nuk do t’i them

Ronaldo: Domethënë që ka pasur?

Kleona: Po gjithë kjo gocë mos ketë?

Ronaldo: Ishte Roberti ai që insistoi?

Kleona: Të lutem shumë unë jam gocë tradicionale dhe i bën burri këto gjëra.