Këngëtarja Beatrix Ramosaj ishte sot e ftuar në “Big Brother VIP Fan Club”, ku dha intervistën e saj të parë pas daljes nga shtëpia. Ajo foli për rrugëtimin e saj në shtëpi, lidhjen me Donaldin, si dhe bëri një deklaratë të papritur.

Beatrix tha se tani është shkëputur nga “Big Brother VIP” dhe e shikon shumë pak, kjo për shkak të Donaldit.

“Jam shkëputur shumë sepse gjërat që kisha kërkuar më shumë brenda kanë qenë padiskutim mami, vëllai, Bella dhe po e shihja veten që kisha dalë dhe nuk po arrija t’i shijoja. Prandaj vendosa të shkëputesha sepse rrugëtimi im kishte mbaruar. Kur e shoh, e shoh për Donaldin dhe pjesën tjetër të banorëve, po shumë pak. Më ka marrë malli shumë për Donaldin. Emocionohem shumë kur edhe atë e merrë malli. U emocionova shumë kur ai dëgjoi këngën. Kur kam krijuar këngën kam qenë shumë e mpirë. Kur isha në studio kisha një lirshmëri tjetër. E kemi shkruajtur këngën, por asnjëherë nuk ka qenë e planifikuar.”, u shpreh këngëtarja.



