E ftuar në "Expuls" ishte Kleona Tela, konkurrentja e "Love Story", e cila është komentuar shpesh në media. Ajo foli për puthjen në buzë me Robert Berishën, por teksa u pyet se kush është konkurrenti më fals në atë program, ajo tha se të gjithë janë të tillë.

Më tej Kleona vendosi të ngacmonte moderatorin Ronaldo Sharka. Teksa ai e komplimentonte për bukurinë, ajo vendosi t'i merrte syzet optike dhe të luante rolin e një zyshe seksi.

Me shikimet provokuese, i vendosur në siklet, moderatori qeshte herë pas here dhe doli nga skenari i pyetjeve, madje shumë prej tyre i harroi.

Ronaldo Sharka: U emocionova.
Kleona Tela: Nga mesi e poshtë apo nga mesi e lart?






