Beatrix Ramosaj ishte sot e ftuar në “FAN Club”, ku foli për herë të parë për rrugëtimin e saj në “Big Brother VIP”.

Ajo tha se ditët e para jashtë shtëpisë kanë qenë shumë të vështira për të, pasi i dukej e çuditshme përballja me realitetin.

"Kam kaluar disa faza pas daljes. Në fazën e parë kam qenë shumë e inatosur me veten time, se si i kisha përjetuar gjërat aty brenda dhe se si e kisha ndrydhur veten aq shumë emocionalisht, në të gjitha format e mundshme, isha futur në një botë shumë të errët, në atë gjendje nuk kisha më fuqi as të flisja, as të mendoja pak më pozitivisht. Faza e dytë ka qenë faza kur unë po i vendosja në peshore të gjitha të mirat e të këqijat dhe aty kuptova që realisht kishte më shumë gjëra të mira për mua. Aty u qetësova. Isha më e qetë por që ditët e para kanë qenë shumë, shumë të vështira për mua. Kam qenë e mpirë komplet, kisha vështirësi të lidhesha me realitetin që ai rrugëtim kishte mbaruar dhe unë isha në shtëpinë time, me familjen time. Isha para tv-së, i shihja banorët, më dukej shumë çuditshëm që nuk isha aty brenda", tregoi Beatrix.




