Debati i Einxhelit me Donaldin vazhdon të komentohet si jashtë, ashtu dhe nga banorët e “Big Brother VIP”. Së fundmi, gjatë një bisede me Beniadën dhe Monikën, Donaldi është shprehur se Einxhel nuk kishte pse e hapte këtë bisedë në këtë pikë të lojës.

“ Çdo gjë mund ta kem bërë, gjithçka, gjithçka. Por asnjë gjë nga ato që tha nuk ishte e nevojshme që të hapej tani nga ajo. Sidomos për të parën. Pse duhet ta bëntë këtë? Pse nuk e bërë që në fillim? Unë mos ta them atë që shikoj? Kështu e shikoj. Ajo donte diçka që të nxirrte diçka që të dilte kundra meje duke e shpikur, diçka që ne nuk e vertetojmë dot, në një mënyrë shumë dashakeqe. Ka përmendur emra të tjerë këtu brenda", ka thënë ai.

Aktori ka shtuar se mund të thotë dhe shumë gjëra të tjera për moderatoren, por ka zgjedhur mos të shprehet: Unë mund të kem shumë gjëra për të thënë për atë, shumë gjëra, por nuk dua , nuk më duhet, nuk më intereson. Më mjafton njeriu që shikoj këtu brenda.




