Nga Shqipëria / E Premte 17 Nëntor 2017, 18:06

Ky është aktori shqiptar që sot do të luaj në serialin turk 'Perandori i fundit’

Aktori i shqiptar Nik Xhelilaj prej disa kohësh është larguar drejt Turqisë për tu bërë pjesë e kinematografisë turke dhe mesa duket e ka arritur qëllimin e tij.

Ai do të jetë pjesë e një prej serialeve më të ndjekur në Turqi “Payitaht Abdulhamid” (Perandori i fundit), i cili do të transmetohet sot në orën 20:00 në kanalin turk TRT.

Lajmin e ka dhënë vetë Xhelilaj i cili ka shpërndarë në Instagram disa sekuenca të filmit ku ai do të luaj rolin e Markos që do të ketë një mision nga Berlini për në Stambollin e vitit 1989.

 

This evening 20:00 ð??? @trt1 #payitaht #marco

A post shared by Nik Xhelilaj (@nik_xhelilaj) on

Ky serial përshkruan ngjarjet historike të sulltanit të 34-të Otoman Abdul Hamid II.

Duke parë se telenovelat Turke janë bërë mjaft të dashura për shumë shtete në Europë, me siguri edhe ky serial do ketë shumë sukses.