Pas shumë e shumë debatesh, Mikela dhe Erioni janë pajtuar me njëri-tjetrin. Dyshja u përballën sonte në "Përputhen Prime", ku sqaruan çdo pakënaqësi.

Erioni ia tha troç se ka qenë dhe është pëlqimi i tij. Përvec kësaj, Mikela i kërkoi falje dhe e falenderoi për disa situata.
Erioni: Unë në asnjë moment nuk i kam diferencuar vajzat, thjesht kam thënë që nuk e di ku jam me veten.
Mikela: Tu qartësuan idetë pas asaj që ndodhën Primen e kaluar (Erioni pati një përballje me Anën që u ngrit dhe puthi në buzë Edin)
Erioni: M'u qartësuan idetë me atë vajzën. Atë përballje e kërkova vetëm për t'u qartësuar se nuk kam ardhur këtu për të grumbulluar femrat. Nuk po them që as u dashurova, as vdiqa pas dikujt.

Mikela: Dua të të falenderoj se pavarësisht agravimeve dhe deri tek shuplaka, kurrë nuk më hodhe poshtë dhe nuk pate një sjellje të njëjtë. Me këtë gjest, të gjithë provokimet e mia për pjesën e burrnisë i hodhe poshtë duke më treguar që je akoma më burrë. Të kërkoj ndjesë nëse je ofenduar!

Erioni: Thuaje dhe njëherë.
Mikela: Je shumë burrëror! Mënyra që do t'i rregullojmë gjërat mos ka ardhur nga fakti që personi tjetër u largua dhe do të kthehesh prap tek unë?
Erioni: Nuk ka të bëjë asgjë. Dhe kur isha me të, ngacmimet t’i bëja.
Në fund dyshja shkëmbyen përqafim dhe puthje, ndërsa Mikela zgjodhi Erionin për takimin e kësaj jave.



