Laureta Zyba është komentuar shumë në rrjet përgjatë ditëve të fundit për shkak të së shkuarës. Rreth 4 vite më parë ajo ka rënë në burg bashkë me tre persona të tjerë që akuzoheshin për vrasje të kryera jashtë vendit.

Sonte në “Përputhen Prime” konkurrentja ka treguar me detaje historinë e saj, duke zbuluar se ishte e dashuruar me njërin ndër personat e lartpërmendur. Laureta ka rrëfyer njohjen e tyre dhe se si ka vijuar më tej ngjarja.

"Kemi qenë në një aheng me shoqërinë dhe njoha një djalë me atë fasadën si ishte paraqitur dhe lidhja jonë filloi më publike, po lëviznim jashtë vendit dhe nuk kisha asnjë dyshim se kam qenë 23 vjeçe ndërsa ai 34 vjeç. I vetmi gabim ka qenë që i besova atij derisa u arrestova. Atëherë i besova çdo gjë shtetit se ishte personalitet tjetër, nacionalitet tjetër, dikush tjetër, jo ai që njihja unë.
Kjo çështje është mbyllur dhe kam sjellë dokumente. Ka qenë rast i ndodhur dhe kam qenë në vendin e gabuar. Djali ka pasur disa gjëra të jashtëligjshme, mirëpo rreth meje nuk ka pasur asgjë. Çështja ime ka përfunduar brenda 2 muajve çdo gjë", ka treguar Laureta.



