Nga Shqipëria / E Shtunë 5 Shkurt 2022, 21:09

Në një lidhje dashurie? Majku sapo na bëri lëmsh të gjithëve

Disa muaj më parë në rrjet qarkulluan disa foto të Majkut me një vajzë misterioze brenda një qendre tregtare në Prishtinë. Dyshja shiheshin shumë të afërt me njëri-tjetrin, si çift.

Më vonë mediat zbuluan identitetin e vajzës e cila quhet Eliona dhe është e panjohur për publikun. Majk ishte së fundmi i ftuar në “Prive”, ku nuk iu shpëtoi pyetjeve rreth jetës private.

Ai u pyet nëse është në një lidhje dashurie, por nuk deshi të replikonte. “Se di, pse duhet të ta tregoj ty?! Nuk ka lidhje jam apo jo, edhe nëse jam apo nuk jam, përgjigja është e njëjtë!”, tha Majk.