Teksa të gjithë mezi po e presin sezonin e dytë të “H.O.T”, seriali që bëri për vete shqiptarët duke i mbërthyer pas ekranit, producenti Dritan Huqi ka dhënë një lajm të mirë. Me anë të një postimi në Instagram, ai ka njoftuar se ‘H.O.T 2’ do të nisë në muajin Tetor.

“Në tetor fillon transmetimi i sezonit të dytë. Këtë kemi vendosur me Ermal Mamaqin. Detajet i flasim”, ka shkruar Huqi.

Kujtojmë se sezoni i parë u mbyll me datë 26 Dhjetor. Në episodi e fundit jeta e personazheve mori një kthesë të papritur. Dani u takua me të ëmën që e kërkonte prej vitesh, ndërsa një djalë i ri hyri në jetën e Amandës.

Seriali vjen me producentë Ermal Mamaqin e Dritan Huqin dhe autorë Klaudia Brahimajn dhe Bjordi Mezinin.




