Aktori i famshëm, Jason Statham dhe modelja Rosie Huntington-Whiteley janë bërë prindër për herë të dytë. Lajmin e bëjnë të ditur mediat e huaja teksa vetë çifti po e shijon në privatësi këtë periudhë.

Modelja e bëri vetë të ditur lajmin e shtatzënisë përmes rrjeteve sociale ku postoi foto me barkun e rrumbullakosur.

“Taaa daahhh. Raundi 2”, shkruante Rosie.

Jason dhe Rosie kanë edhe një djalë 4 vjeç i quajtur Jack.



