Moderatorja shumë e dashur për publikun, Orinda Huta feston sot ditëlindjen. Ajo mbush 35-vjeçe dhe nuk kishte se si të mungonte një urim bashkëshorti i saj, Turjan Hysko, urim i cili ka marrë të gjithë vëmendjen.

Turi ka postuar në Instagram, një foto të Orindës, e cila shfaqet duke ushqyer me qumësht vajzën e tyre Atarën.

“Edhe 100 o mami i Atares!”, ka shkruar Turi krahas fotos së ëmbël dhe tepër të paqtë.

Çifti u bënë prindër për herë të parë në korrikun e vitit të shkuar.



