Nga Shqipëria / E Premte 17 Nëntor 2017, 17:05

Vesa Luma dhe Big Basta të ndarë? Këngëtarja tregon të vërtetën

Kohët  e fundit është përfolur për një ndarje të mundshme mes dy këngëtarëve Vesa Luma dhe Big Bastas të cilët prej një periudhe të gjatë po jetojnë të ndarë.

Vesa ka disa kohë që është zhvendosur në Kosovë së bashku me djalin Lian dhe Bigu është larguar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vetëm kaq mjaftoi që të gjithë të fillonin aludimet se martesës së tyre i erdhi fundi, por një gjë e tillë nuk është aspak e vërtet.

Së fundmi ka qenë vetë këngëtarja e hitit ‘Amanet’ ajo e cila i ka mohuar të gjitha këto spekulime. Për një intervistë në “Glam Radio” ajo është pyetur nga moderatori Alaudin Hamiti dhe ka mohuar që një gjë e tillë të jetë e vërtet,duke mos treguar asnjë detaj tjetër.

Sipas Prive.al me shumë gjasa ata po përgatiten që së shpejti të largohen familjarisht drejt Amerikës.