Nga Shqipëria / E Premte 4 Shkurt 2022, 23:11

Emocionuese: Top Channel i dhuron një apartament Arjolës dhe fëmijëve

Mbrëmja e sotme ishte shumë emocionuese për aktoren Arjola Demiri. Fillimisht ajo u surprizua nga tre fëmijët e saj, të cilët kishte kohë pa i parë.

Arjola i përqafoi mes lotësh, por surpriza nuk ishte vetëm kaq. Arbana Osmani i bëri me dije se Top Channel ka vendosur t’i dhurojë një apartament në Kodrën e Diellit për të jetuar me fëmijët e saj.

Lajmi lumturoi pafund aktoren, e cila nuk po i mbante dot lotët. “jam pa fjalë, nuk di çfarë fjalësh të nxjerr nga shpirti për t’ju falenderuar. Unë doja të fitoja për këtë arsye sepse doja një shtëpi për fëmijët e mi”, tha Arjola.