Nga Shqipëria / E Premte 4 Shkurt 2022, 23:11

Arjola ia thotë troç Donaldit: Unë të njoh nga historia me Bora Zemanin

Debati i Einxhelit me Donaldin mbrëmjen e së martës bëri bujë të madhe kudo në rrjet, e sigurisht është komentuar dhe brenda shtëpisë. Gjithçka nisi kur Einxhel i tha Donaldit se ai njihet vetëm nga lidhja me Bora Zemanin, gjë që nuk u prit mirë nga aktori.

Sonte në “Prime” u transmetua një klip ku banorët tregonin qëndrimin e tyre në këtë situatë. Aktorja Arjola Demiri i ka thënë Donaldit se ajo e ka njohur pikërisht nga historia me Borën, por nuk e ka mohuar talentin e tij.

“Ka një fije vërtetësie që nuk duhet të të vrasë. Nëse jam intriguar të të njoh është pikërisht nga historia, nga lidhja jote e dashurisë (referuar Bora Zemanit). Kjo nuk ka asgjë të keqe. Kjo nuk tregon që njeriu nuk vlen, që Donaldi nuk është artist, i talentuar e shumë gjëra të tjera. Nëse ti te unë je bërë i famshëm për shkak të historisë tënde dhe më ke zgjuar një interes, është nga portalet, nga lajmet. Nuk ka pse të të mërzisë sepse përpos kësaj ti ke talent, do kesh rrugëtimin tënd”, është shprehur ajo.