Mbrëmjen e sotme në "Big Brother" po diskutohet gjatë debati i Einxhelit dhe Donaldit dhe qëndrimet që kanë mbajtur banorët e tjerë. Ndër to është komentuar edhe qëndrimi i Beniadës, e cila ndonëse ka krijuar miqësi me Einxhelin, vendosi të qëndrojë asnjëanëse dhe u pa gjatë këtyre ditëve të shoqërohej dhe me Donaldin.

Arbër Hajdari e kritikoi këtë sjellje të Beniadës duke u shprehur se ajo duhet të mbante një qëndrim, sidomos për faktin që Donaldi ka ofenduar shoqen e saj.

Për pjesën e ofendimit, Arbri i referohej fjalisë ku Donaldi i tha Einxhelit se Tirana është e vogël.

Arbri: Beniada është një karakter që nuk i ka qejf përplasjet, por në situatën e fundit do doja që Beniada të kishte një qëndrim. Nuk po them një qëndrim ekstrem duke larguar njerëzit, por një qëndrim kundër ofendimeve që ju bënë shoqes së saj. Duhet të distancojë veten nëse do të jetë me të drejtën ndaj ofendimeve që bëhen. Kjo ishte një ngjarje që është e vështirë t’i japësh të drejtë dikujt dhe nuk po kërkoj që ajo të mbajë qëndrim që t’i japë të drejtë dikujt, por lumit të ofendimeve patjetër që po sepse e ka shoqe. Gjatë këtyre ditëve kam parë që Einxhel ka pasur nevojë ta kishte praninë e Beniadës.
Donaldi: Për çfarë ofendimi bëhet fjalë?
Arbri: Bëhet fjalë për të njëjtat gjëra që t’i thashë në fillim.

Donaldi: Po a ta sqarova? Ishte keqkuptim (‘Tirana kaq është’ e kisha për informacionet që kam marrë për marrëdhëniet e punës që Einxhel ka patur si me Top channel dhe me televizione tjera).
Arbri: Jo, jo, ato tregoja ndonjë njeriu tjetër ti, jo mua. Mua s’mi tregon dot ato ti.

Donaldi: Këtë gjë e ke thënë dhe ti që Tirana është vend i vogël.
Arbri: Kanë qenë dy gjëra të ndryshme.
Donaldi: Asnjëherë nuk e kam ofenduar.

Arbri: Unë kam thënë që Tirana dhe Shqipëria është e vogël për të të vlerësuar ty, që njerëzit ty të njohin nga aspekti yt profesional dhe nuk ke pse ndikohesh nga fjalët e të tjerëve. Ti nuk mund të marrësh fjalët e mia dhe t’i përdorësh si do ti. Ti ke pasur për synim ta ofendosh Einxhelin me atë që ke thënë.


