Mbrëmjen e së martës mes Einxhelit dhe Donaldit shpërtheu një debat i ashpër, i cili është komentuar gjatë këto ditë. Mes të tjerash, Donaldi tha se Einxhel nuk respektonte oraret e punës dhe prandaj e kishte ndërprerë kontratën me të.

Kjo është komentuar nga Iliri dhe Monika, teksa kjo e fundit e ka cilësuar aktorin si “jokorrekt”. Sipas saj, ai nuk paraqitej në kohë në prova kur garonin bashkë te “Dancing With The Stars”.

"Vinte në momentin e fundit në prova, mesa më ka thënë dhe Monika", është shprehur sonte Iliri.
