Nga Bota / E Premte 17 Nëntor 2017, 16:04

Sipas fizikantëve udhëtimi pas në kohë është diçka e mundshme

Ndërsa  fantazitë shkencore vazhdojnë të bëhen çdo ditë e më reale, duke filluar që nga robotët e deri tek makinat vetëlëvizëse, së fundmi është zbuluar se edhe udhëtimi në kohë mund të realizohet.

Sipas  një astrofizikanti udhëtimi në kohë nuk është dhe aq i pamundur saç duket. Sipas rregullave të fizikës teorike ekzistojnë kushte të caktuara që do të mundësojnë ndërtimin e disa humnerave  të përpunuar, të cilat mund t'i kthejnë njerëzit në periudha të ndryshme.

Ndërkohë shkencëtarët ende duhet të punojnë shumë për të zbuluar kushtet e nevojshme për të udhëtuar prapa në kohë, por ajo që na duhet të dimë tani për tani është se 'nuk ka asgjë të ndaluar' në ligjet e fizikës teorike për të kthyer kohën pas, shpjegon astrofizikani Ethan Siegel i Lewis & Clark College në blogun e Forbes

Udhëtimi në kohë do të mbështetet në kapjen e grimcave  pozitive të energjisë, pozitive ose zero të gjetura në të gjithë universin dhe grimcave negative në masë.

"Nëse ekziston dhe gjejmë si kjo masë negative e energjisë dhe e bashkojmë atë me masën ose grimcat pozitive atëherë do të krijojmë një vrimë të zezë dhe të madhe e cila do të na mundësoj kthimin pas në periudha të ndryshme të jetës” shkruan Siegel.

Sipas Siegel në qoftë se një gjë e tillë realizohet, hyrja në një tunel të tillë do të lejonte që  një person të kthehej rreth  40 vjet mbrapa në kohë.